Ndërlidhjet

Vazhdon evakuimi i civilëve nga Alepo lindore


Alepo, Siri
Alepo, Siri

Raportet nga Siria thonë se autobusë me të shpërngulur kanë dalë sot nga pjesa lindore e Alepos, e cila ka mbetur nën rrethimin e rebelëve.

Dhjetëra autobusë me mijëra njerëz kanë arritur në perëndim të qytetit, tha një zyrtar i Kombeve të Bashkuara.

E njëjta u konfirmua edhe nga Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri.

Më herët, autobusët e dërguar për evakuim janë djegur, duke penguar transportimin.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot për të votuar një rezolutë, e cila i lejon OKB-së të monitorojë operacionin e evakuimit.

Rusia, më herët, e ka kundërshtuar këtë plan të hartuar nga Franca.

“Presim që të votojmë në mënyrë unanime për këtë tekst”, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power.

XS
SM
MD
LG