Ndërlidhjet

Lavrov: Biseda Trump – Putin nuk kishte “moralizime” 


Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti amerikan, Donald Trump
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti amerikan, Donald Trump

Ministri i jashtëm rus ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump nuk e ka ngritur çështjen e të drejtave të njeriut gjatë bisedes telefonike të 28 janarit me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në të kaluarën, zyrtarët rusë kanë shprehur zemërim lidhur me përpjekjet e perëndimit t’i jap leksione qeverisë së Rusisë se si t’i trajtojë qytetarët e saj dhe si të sillet në skenën ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se biseda e parë telefonike në mes të dy presidentëve prej inaugurimit të Trumpit më 20 janar është karakterizuar nga “respekti i ndërsjellë” dhe dëshirës “për të biseduar pa moralizuar, duke u përqëndruar në interesat kombëtare të secilit shtet”.

Trump ka lënë të kuptohet se dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve ruso-amerikane, të cilat janë përkeqësuar shumë pas ndërhyrjeve ruse në Ukrainë dhe dyshimeve për sulmet kibernetike ruse në zgjedhjet amerikane.

Rusia ka fajësuar administratën e kaluar amerikane për përkeqësimin e situatës.

Trump dhe Putin kanë bërë thirrje për bashkëpunim më të afërt kundër terrorizmit dhe grupit ekstremist, Shteti Islamik, çka edhe në bazë të deklarimeve të Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë, është lënë të kuptohet se kjo ka qenë edhe tema kryesore e bisedes.

Lavrov ka thënë se Rusia është e gatshme “çdo moment” për bisedime me Shtetet e Bashkuara sa i përket përpjekjeve kundër terrorizmit.

Më 30 janar, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka thënë se është e mundshme që të dy presidentët do të takohen për bisedime para samitit të G 20-ës në korrik.

Kremlini, pas bisedes telefonike ka thënë se Trump dhe Putin kanë urdhëruar vartësit e tyre që të diskutojnë datën dhe vendin për takimin e parë në mes të dy liderëve.

XS
SM
MD
LG