Ndërlidhjet

Paris: Sulmuesi në Louvre refuzon të flas me hetuesit


Pjesëtarë të policisë franceze afër Piramidës së Muzeut Louvre në Paris, pas sulmit më 3 shkurt

Sulmuesi me hanxhar, i cili ishte qëlluar dhe plagosur nga një ushtar jashtë muzeut Louvre në Paris, po refuzon të flas me hetuesit, kanë thënë sot burime gjyqësore.

Shtetasi i Egjiptit, i identifikuar si Abdullah al-Hamamy, 29 vjeçar, është qëlluar disa herë më 3 shkurt, pasi e kishte sulmuar një ushtar me hanxhar.

Këtë veprim presidenti i Francës, Francois Hollande, e ka përshkruar si sulm terrorist.

Hetuesit kanë vendosur që ta marrin në pyetje të dyshuarin në dhomën e tij në spital në Paris, pasi ishin përmirësuar kushtet shëndetësore, kanë thënë burimet.

“Intervista e parë është bërë në mëngjes, por ishte shumë e shkurtër. Për momentin ai refuzon të flas me hetuesit”, i ka thënë agjencisë Reuters një burim në zyrën e prokurorisë.

Reda al-Hamamy, babai i të arrestuarit, tha se i biri i tij ishte në Paris në udhëtim zyrtar dhe se ai jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Reda al-Hamamy, gjeneral policie në pension në Egjipt, tha se nuk kishte shenja se i biri i tij ishte radikalizuar.

Hetuesit franceztë po përpiqen të gjejnë gjurmë eventuale për të ditur se ky person a ka vepruar i vetëm, me shtytje personale, apo sipas urdhërave të dikuj tjetër.

XS
SM
MD
LG