Ndërlidhjet

Vritet një komandant i separatistëve në rajonin ukrainas të Donjeckut 


Tanke të ushtrisë ukrainase në pjesën lindore të Ukrainës

Mikhail Tolstykh, i njohur me pseudonimin e luftës, Givi, është vrarë gjatë një sulmi me bombë në zyrën e tij në zonën e kontrolluar nga separatistët pro rus në Donjeck, pak pas orës 6 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Ministria e vetshpallur e mbrojtjes në Donjeck e ka quajtur vrasjen si vazhdimësi të luftës terroriste që sipas tyre po e bëjnë autoritetet në Kiev, kundër banorëve të Ukrainës lindore, shkruan agjencia e lajmeve, RIA Novosti.

Givi e udhëhiqte një batalion, ndërsa u bë i njohur për shkak të betejës brutale për kontrollimin e aeroportit të Donjeckut. Në një video të vitit 2015, ai shihet duke abuzuar fizikisht dhe verbalisht ushtarët ukrainasë të kapur peng gjatë betejës.

Më 16 tetor është vrarë edhe një tjetër komandant separatist, më sakt Aresny Pavlov kur një bombë ka shpërthyer në ashensorin e një ndërtese apartamentesh në Donjeck.

Prej prillit të vitit 2014, kur ka nisur lufta në Ukrainën lindore, mbi 9750 njerëz janë vrarë.

XS
SM
MD
LG