Ndërlidhjet

Fotografia e vrasjes së ambasadorit rus fiton garën e Fotografisë së Shtypit në Botë


Fotografia që fitoi garën e Fotografisë së Shtypit në Botë.

Burhan Ozbilici, fotograf i agjencisë Associated Press, ka fituar garën e Fotografisë së Shtypit në Botë me fotografinë e një polici turk duke qëndruar pranë trupit të vrarë të ambasadorit rus në Turqi.

Fotografia është bërë menjëherë pasi polici Mevlut Mert Altintas, 22 vjeç, ka vrarë ambasadorin Andrei Karlov në një galeri të arteve në Ankara, më 19 dhjetor.

Në fotografinë që ka fituar çmimin, Altintas, i veshur me kostum dhe kravatë, qëndron me armë në dorën e djathtë, të drejtuar kah dyshemeja, dhe me gishtin tregues të dorës së majtë të ngritur lart. Trupi i ambasadorit, ndërkaq, është në dysheme.

“Nga momenti që kam dëgjuar të shtënat, e kam ditur se ky është një moment historik, shumë serioz”, tha Ozbilici.

“E kam ditur se duhet të bëj punën time. Si gazetar, nuk kam mundur të ik”, shtoi ai.

Fotografia është shpërndarë gjithandej nëpër rrjete sociale.

XS
SM
MD
LG