Ndërlidhjet

Mattis: Aleatët e NATO-s duhet t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje


James Mattis gjatë konferencës për shtyp sot në selinë e NATO-s në Bruksel
James Mattis gjatë konferencës për shtyp sot në selinë e NATO-s në Bruksel

Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis, u ka thënë aleatëve evropianë të Shteteve të Bashkuara në NATO, se Uashingtoni do “ta zbuste përkushtimin e tij” për aleancën, nëse anëtarët e tjerë nuk i rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

Mattis sot në Bruksel u tha ministrave të vendeve anëtare të NATO-s se taksapaguesit amerikanë nuk do të munden mëtutje që në mënyrë “joproporcianale ta bartin barrën e mbrojtjes së vlerave perëndimore”.

Mëtutje ai theksoi se nëse vendet e tjera “nuk dëshirojnë ta shohin Amerikën me përkushtim të zbutur për këtë aleancë”, atëherë secili kryeqytet “duhet të tregoj mbështetje për mbrojtjen tonë të përbashkët”.

Më herët gjatë ditës, Mattis u tha gazetarëve në Bruksel se aleanca e NATO-s “mbetet bazë fundamentale për Shtetet e Bashkuara dhe për gjithë komunitetin transatlantik”.

Anëtarët e NATO-s patën shprehur shqetësim për qasjen e zotit Trump ndaj aleancës, të cilën ai e pat kritikuar si të vjetruar gjatë fushatës zgjedhore.

Po ashtu, shtetet anëtare të NATO-s ishin të brengosura edhe për deklaratat e tij me të cilat sugjeronte se mund të ketë një qasje më të butë ndaj Rusisë se ish-presidenti, Barack Obama.

XS
SM
MD
LG