Ndërlidhjet

Mustafa: Kosova nuk ka humbur territor


Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se Kosova nuk ka humbur territor në shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Në një postim të sotëm në rrjetin social, Facebook, kryeministri Mustafa, ka shkruar se “qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm në vendet e Shengenit. Askush nuk ka të drejtë të pengoj këto procese as për interesa politike e as materiale”.

Këtë punë duhet ta bëjmë ne shqiptarët e Kosovës dhe komunitetet joshumicë, që nuk diktohen nga Serbia, ka shkruar, pos tjerash, kryeministri Isa Mustafa.

Këto komente u bënë derisa opozita në Kosovë e kundërshton fuqishëm Marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, të cilën nga ana tjetër, Bashkimi Evropian e konsideron si kusht për liberalizim të vizave për shtetasit e Kosovës.

XS
SM
MD
LG