Ndërlidhjet

Nepal: Të paktën 25 të vdekur nga një aksident me autobus


Ilustrim

Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë lënduar, pasi një autobus me pasagjerë u rrëzua nga një rrugë malore dhe ra në një lumë në Nepal.

Policia në qarkun Jajarkot ka thënë se shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit, gjë që bëri që autobusi të rrëshqiste 200 metra më poshtë në lumë.

Katër të lënduar janë dërguar në një spital të qakut, ndërkaq të lënduarit e tjerë janë dërguar me helikopter në spitalin e qytetit më të afërt.

Aksidentet e trafikut në Nepal janë të zakonshme për shkak të rrugëve dhe makinave të pamirëmbajtura.

Në muajin shtator, 18 persona humbën jetën, teksa ishin duke udhëtuar me autobus, i cili u aksidentua në rrugët nalore në Nepalin qendror.

XS
SM
MD
LG