Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BE, SHBA dhe Gjeorgjia nuk i njohin “zgjedhjet” në Abhazi


Pamje nga zgjedhjet e djeshme në Abhazi

Bashkimi Evropian thotë se nuk i njeh “të ashtuquajturat zgjedhje” të mbajtura dje nga separatistët e mbështetur nga Rusia, që e kanë kontrollin ndaj rajonit Abhazia në Gjeorgji.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha sot se BE “e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë, sipas së drejtës ndërkombëtare”.

“Bashkimi Evropian nuk e njeh kornizën kushtetuese dhe juridike në të cilën janë mbajtur këto zgjedhje”, tha Kocijançiq.

Shtetet e Bashkuara, po ashtu, nuk i njohin zgjedhjet në Abhazi.

Ministria e jashtme e Gjeorgjisë i ka dënuar votimet, duke i vlerësuar si “një përjekje tjetër për legjitimimin e pastrimit etnik, intervenimit ushtarak, okupimit dhe pasojave të agresionit rus, që është kryer kundër shtetësisë së Gjeorgjisë”.

Abhazia është shkëputur nga kontrolli i qeverisë në Tbilisi pas luftës në periudhën 1992-93.

XS
SM
MD
LG