Ndërlidhjet

Pikturat e vjedhura të Van Goghut rikthehen në muzen në Amsterdam


Muzeu i Van Goghut në Amsterdam.

Muzeu “Vicent Van Gogh”në Amstredam, ka njoftuar se janë rikthyer dy piktura të shekullit të 19-të, që ishin vjedhur 14 vjet më parë.

Policia italiane, shtatorin e kaluar, gjatë një hetimi ndaj Raffaele Imperiale, i cili akuzohet se ka udhëhequr një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës, kishte gjetur dy piktura e Van Goghut.

Dy pikturat e ekspozuara sot në muze, konsiderohen si pjesë shumë e rëndësishme e zhvillimit artistik të Van Goghut.

Në vitin 2002, hajdutët kishin hyrë përmes çatisë së muzeut dhe kishin arritur që për katër minuta të vidhnin pikturat.

XS
SM
MD
LG