Ndërlidhjet

BE: Në 60 vjetorin e themelimit, përkushtim për forcim të unitetit


Pamje nga takimi i sotëm i liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Romë

Në deklaratën me rastin e 60 vjetorit të themelimit të BE-së, liderët e Bashkimit Evropian kanë shprehur përkushtim për forcimin e unitetit dhe solidaritetit brenda bllokut, derisa do të lejohet që shtetet anëtare të lëvizin “me ritëm të ndryshëm”.

Kjo deklaratë e miratuar sot në Romë, po bëhet në periudhën kur BE-ja ballafaqohet me presion nga rritja e nacionalizimit, kriza e refugjatëve dhe goditja nga largimi i Britanisë nga BE-ja.

Shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së kanë shprehur përkushtim që Bashkiimi Evropian të bëhet “më i fuqishëm dhe më elastik” nëpërmjet “unitetit më të madh dhe solidaritetit” në mesin e shteteve anëtare.

“Ne do të veprojmë së bashku, me ritëm dhe intensitet të ndryshëm, kur kjo është e domosdoshme”, thuhet, pos tjerash, në deklaratën e liderëve.

XS
SM
MD
LG