Ndërlidhjet

Rusi: Patriarku Kirill i fajëson intelektualët për krime kundër vendit


Patriarku ortodoks rus Kirill

Patriarku ortodoks rus, Kirill, i ka fajësuar intelektualët për të gjitha fatkeqësitë që e kanë goditur Rusinë në shekullin e 20-të.

Duke folur sot në Moskë, Kirill tha se shekulli i 20-të ishte i keq për shkak të “pasojave të tmerrshme të krimeve, që intelektualët i kanë bërë kundër fesë, kundër Zotit, kundër popullit të vet, kundër vendit të vet”.

Ai, po ashtu, është shprehur i pikëlluar për “luftën me argumente historike”, që po vazhdon, për ngjarjet e vitit 1917, kur monarkia ruse ishte përmbysur në muajin shkurt të atij viti, ndërsa një grup i vogël i bolshevikëve e mori pushtetin me grushtshtet në tetor.

“Është e domosdoshme të bëhet çdo gjë e mundshme për të siguruar se këto dallime nuk nxisin konflikte të reja civile”, tha Kirill.

Gjatë një fjalimi të tij në muajin shkurt të këtij viti, ai tha se ngjarjet me të cilat ishte përmbysur cari ishin “krim i madh”.

XS
SM
MD
LG