Ndërlidhjet

Putin, Rohani: Dënohet “agresioni” amerikan në Siri


Pamje gjatë një takimi të mëparshëm të presidentve Putin (majtas) dhe Rohani
Pamje gjatë një takimi të mëparshëm të presidentve Putin (majtas) dhe Rohani

Presidentët e Rusisë dhe Iranit, përkatësisht Vladimir Putin dhe Hassan Rohani, gjatë një bisede telefonike, e kanë dënuar aksionin “agresiv” të Shteteve të Bashkuara kundër Sirisë, ka njoftuar Kremlini.

Të dy presidentët, “kanë theksuar papranueshmërinë e aksioneve agresive të Shteteve të Bashkuara kundër një shteti sovran, që është shkelje e së drejtës ndërkombëtare”.

Kjo kumtesë e Kremlinit u bë pasi Shtetet e Bashkuara e sulmuan një bazë ajrore siriane më 7 pirll, në përgjigje të asaj që Uashingtoni thotë se ishte sulm vdekjeprurës kimik kundër civilëve nga qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Derisa Rusia dhe Irani, që janë aleatët kryesorë të Assadit, me të shpejtë dhe fuqishëm e kanë dënuar sulmin raketor amerikan, aleatët e Uashingtonit kanë shprehur mbështetje për aksionin e Shteteve të Bashkuara në Siri.

XS
SM
MD
LG