Ndërlidhjet

Le Pen zotohet se do të pezullojë migrimin


Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen.
Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen.

Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen, tha se do të pezullojë gjithë migrimin e ligjshëm në Francë.

Le Pen tha në një tubim se dëshiron të ndalojë “një situatë të çmendur dhe të pakontrolluar”.

Më pas, shtoi ajo, Franca do të vendosë “rregulla shumë më drastikë” për migrimin, “më të arsyeshëm, më njerëzorë dhe më të menaxhueshëm”.

Sondazhet e opinionit e nxjerrin Le Penin në garë të ngushtë me kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë mbahet të dielën.

XS
SM
MD
LG