Ndërlidhjet

Hollande u bën thirrje francezëve që të votojnë për Macron


Presidenti i Franc5s, Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande u ka bërë thirrje francezëve që të zgjedhin Emmanuel Macron për president të Francës.

Raundi i balotazhit në mes të kandidatit të qendrës, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, të ekstremit të djathtë, do të mbahen më 7 maj.

Hollande më herët ka thënë se do të votojë për Macron por nuk kishte dhnë instruksione për francezët, se kë duhet të zgjedhin për president.

“Duhet të merrni fletvotimit, për Macronin, dhe ta konsideroni atë si votë që do të parandalojë shtetin nga e djatha ekstreme”, deklaroi Hollande në margjinat e samitit të Bashkimit Evropian.

Votuesit, tha Holande, kanë përgjegjësi ndaj Evropës si dhe ndaj Francës, duke iu referuar kështu qëndrimit kundër BE-së të kandidates Le Pen.

“Pasojat do të ishin të mëdha nëse Franca do të largohej nga BE-ja. Zgjedhja e popullit francez është zgjedhje për Francën por gjithashtu edhe për Bashkimin Evropian”, është shprehur Hollande.

XS
SM
MD
LG