Ndërlidhjet

Xhaferi: Ivanov të reflektojë për mandatin, Kuvendi ka të drejtë të vendos për qeverinë


Xhaferi: Ivanov të reflektojë për mandatin, Kuvendi ka të drejtë të vendos për qeverinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00

Xhaferi: Ivanov të reflektojë për mandatin, Kuvendi ka të drejtë të vendos për qeverinë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha të enjten në Bruksel se “në rast se presidenti Ivanov nuk i jep mandatin, për qeverinë, shumicës parlamentare”, atëherë “Kuvendi ka të drejtën e tij të vendos për zgjedhjen e qeverisë së ardhshme”.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë i bëri komentet pas një takimi me komisionerin për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, në Bruksel, pak orë pasi, siç tha, i ka dërguar një letër njoftuese për “shumicën parlamentare dhe kryetarin e zgjedhur të Kuvendit” presidentit Ivanov dhe nga ai pret “mandatimin e kryeministrit të ri”.

“Ivanov e ka obligim që brenda dhjetë ditësh të reflektojë dhe ta jap mandatin. Nëse ai nuk e bën, edhe pse në mënyrë hipotetike e mendojmë tani, megjithëse e besoj se ai do të reflektojë në këtë drejtim, Parlamenti ka kompetencë ekskluzive për çështje të vendosjes së zgjedhjes së qeverisë së ardhshme. Në këtë rrafsh kompetenca e Parlamentit dhe e kryetarit të tij, nuk varet nga asnjë institucion tjetër”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se me letrën dërguar presidentit Ivanov fillon të rrjedhë edhe afati ligjor prej dhjetë ditësh “që Presidenti e ka për ta mandatuar liderin e shumicës parlamentare”.

Kryetari i ri i Kuvendit tha se, në rast të mos dhënies së mandatit nga Presidenti, “mandatari nga shumica parlamentare e ka për obligim që përpara shumicës parlamentare të dalë me propozim-program të qeverisë dhe me propozim përbërjen e kabinetit qeveritar”.

“Këtu fillojnë obligimet e Parlamentit dhe të kryetarit të tij dhe për këtë arsye si obligim kushtetues që e kam do të reflektojë në përputhje me obligimet kushtetuese e ligjore”, tha Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë i cilësoi ngjarjet e javës së kaluar në Kuvend si më të “rëndat në jetën politike të vendit”.Ai tha se prêt që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre dhe paralajmëroi nisjen e një hetimi parlamentar për ngjarjet.

“Në momentin kur të mblidhen të gjitha të dhënat, Parlamenti atëherë ka mundësi dhe kompetencë që të nisë një procedurë për hetim parlamentar. Besoj se edh ekjo do të ndodh. Mendoj se institucionet po bëjnë punën e tyre dhe është në përputhje me kompetencat e tyre”, tha Xhaferi.

Hahn thirrje për krijimin e qeverisë

Ndërkohë, komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, bëri thirrje për “krijimin e qeverisë së re në Maqedoni, në respektim të shumicës parlamentare dhe kushtetutës së vendit”.

Hahn takoi në Bruksel kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin, me të cilin bisedoi, sic thuhet në një kumtesë të zyrës së komisionerit, për rrugën përpara të Maqedonisë.

“Komisioneri Hahn ka bërë thirrje që përqëndrimi tani të jetë në hapat e ardhshëm në procesin e krijimit të qeverisë duke respektuar shumicën parlamentare dhe në përputhje me kushtetutën dhe parimet demokratike”, thuhet në kumtesën e zyrës së komisionerit për zgjerim.

Në kumtesë thuhet se komisioneri Hahn ka ritheksuar dënimin e fuqishëm të BE-së për sulmet e qëllimshme ndaj deputetëve dhe gazetarëve në Parlament dhe ka tërhequr “vërejtjen se çfarëdo përsëritje e akteve të tilla do të rrezikonte seriozisht perspektivën evropiane të vendit”

Komisioneri Hahn ka mirëpritur zgjedhjen e zotit Xhaferi nga shumica e deputetëve dhe ka shprehur gatishmërinë e BE-së që të punojë me të me qëllim të avancimit të agjendës së refromave të BE-së, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe Prioritetet e Reformave Urgjente”

Parlamentit duhet tani t’i mundësohet të punojë i papenguar. Të gjithë deputetët, përfshirë edhe opozitën, pritet që të luajnë një rol konstruktiv dhe jo pengues dhe të gjtihë aktorët duhe ttë përmbahen nga deklaratat dhe veprimet provokative”, thuhet në kumtesë.

Komisioneri Hahn i ka përcjellur Xhaferit porosinë që “Parlamenti duhet të jetë një forum ku do të zhvillohen debatet për sfidat serioze me të cilat përballet vendi dhe të ofrojë siguri të nevojshme për rrugën përpara në interest ë të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve”.

XS
SM
MD
LG