Ndërlidhjet

Maqedoni, vritet kryetari i Komunës së Bogovinës


Hazbi Idrizi
Hazbi Idrizi

Dy të vdekur është bilanci i incidentit të armatosur në Bogovinë të Tetovës, ku mbeti i vrarë kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.

Në qendrën klinike në Shkup ka ndërruar jetë edhe sulmuesi Qani A.

Incidenti është konfirmuar nga sektori i punëve të brendshme në Tetovë, duke njoftuar se kryetari i komunës ishte qëlluar me gjashtë plumba në kokë nga sulmuesi, ish-punonjës i Komunës, në një lokal të Bogovinës.

Pas ekzekutimit të kryetarit, sulmuesi kishte qëlluar edhe veten e tij me një plumb, për çka ishte dërguar në spitalin e Shkupit ku edhe ka vdekur.

Shkaqet e këtij rasti tragjik po hetohen nga Prokuroria Publike e Tetovës, ndërsa jozyrtarisht spekulohet se vrasjes i ka paraprirë një zënkë verbale mes dy viktimave lidhur me një vend pune në Komunë.

Hazbi Idrizi ishte kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim, i zgjedhur për kryetar të Bogovinës, një komunë rurale në rajonin e Tetovës.

BDI është tronditur thellë nga lajmi për vrasjen e anëtarit të familjes sonë dhe Kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi gjatë kryerjes së punës së tij zyrtare në shërbim të qytetarëve. Ftojmë institucionet të zbardhin motivet për këtë vrasje makabre e cila nuk ka qenë e provokuar në asnjë mënyrë”, thuhet në reagimin e BDI-së. (REL)

XS
SM
MD
LG