Ndërlidhjet

Përleshje e armatosur në ndërtesën e televizionit shtetëror afgan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët afganë kanë thënë se një përleshje e armatosur është duke ndodhur në qytetin Jalalabad, pasi sulmuesit hynë në ndërtesën e televizionit shtetëror afgan.

Attaullah Khogyan, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, ka thënë se një numër i sulmuesve kanë hyrë në ndrtesën e Radio Televizionit të Afganistanit (RTA).

Ai ka tha se përleshja e armatosur është duke ndodhur brenda ndërtesës, e cila gjendet afër ndërtesës së guvernatorit provincial.

Duket se të paktën tre sulmues kanë shpërthyer eksplozivët, ndërkaq të paktën edhe një sulmues është duke hapur zjarr, ka shtuar ai.

Dëshmitarët janë cituar të kenë thënë se disa punëtorë të RTA, janë të bllokuar brenda ndërtesës.

Ende është e paqartë se cili grup militant qëndron pas këtij sulmi.

XS
SM
MD
LG