Ndërlidhjet

IS merr përgjegjësinë për sulmin në Afganistan


Afganistan, 17 maj
Afganistan, 17 maj

Të paktën dy civilë janë vrarë, pasi persona të armatosur sulmuan ndërtesën e televizionit shtetëror të Afganistanit në qyteti Jalalabad, kanë thënë zyrtarët.

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Katër sulmues dhe dy civilë janë vrarë nga shkëmbimi i zjarrit në ndërtesën e televizionit, kanë thëën zyrtarët lokalë. Të paktën edhe 13 civilë të tjerë janë plagosur.

Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, ka thënë se katër sulmuesit kanë sulmuar televizionin shtetëror, dhe dy pre tyre kanë qenë sulmues vetëvrasës.

Agjencia e lajmeve Amaq, që është e lidhur me grupin militant IS, teksa po zhvilloheshin ende përleshje në ndërtesën e televizionit, ka thënë se “luftëtarët e IS-it janë duke e kryer sulmin brenda ndërtesës së televizionit në Jalalabad”.

XS
SM
MD
LG