Ndërlidhjet

Përleshje përpara rezidencës turke në Uashington


Pamje nga përleshja në Washington
Pamje nga përleshja në Washington

Kanë shpërthyer përplasje të dhunshme jashtë shtëpisë së ambasadorit turk në Washington përgjatë vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në SHBA me presidentin Donald Trump, me ç'rast nëntë persona janë lënduar dhe dy të tjerë janë arrestuar, kanë thënë autoritetet lokale.

Përleshja shpërtheu pasdite më 16 maj, kur një grup i protestuesve, mes tyre edhe armenë dhe kurdë kanë thënë se janë sulmuar nga mbështetësit e Erdoganit, duke përfshirë edhe persona nga sigurimi i vet liderit turk.

Ndërkohë, anëtarët e delegacionit pro-turk kanë akuzuar protestuesit se kanë provokuar përleshjen, pasi disa burra të veshur më kostume dhe disa të tjerë të veshur në mënyrë të zakonshme vazhdimisht kanë sulmuar protestuesit derisa i kanë rrëzuar për tokë.

Zëdhënësi i policisë në Washington ka thënë se dy persona janë arrestuar për dhunë ku njëri është dënuar për sulm nga policit. Ai ka shtuar se që të dy grupet kanë qenë të përfshira në përleshje mirëpo nuk ka treguar detaje shtesë.

Incidenti ka ndodhur në po të njejtën ditë kur është mbajtur takimi në mes të presidentit turk Erdogan dhe presidentit amerikan Trump në Shtëpinë e Bardhë, një takim i cili i ka rritur tensionet për një varg çështjesh, duke përfshire edhe pajtimin e fundit të Washingtonit për të armatosur luftëtarët kurdë që po luftojnë në Siri dhe që Ankaraja i konsideron si terroristë.

Departamenti i Shtetit ka refuzuar të komentojë rreth incidentit.

Në mars të vitit 2016, rojet e Erdoganit u përleshën më protestuesit dhe gazetarët në Washington, jashtë Institutit Brookings, ku edhe pati mbajtur një fjalim për politikën e jashtme.

XS
SM
MD
LG