Ndërlidhjet

SHBA: Manning, burim i Wikileaks-it, është liruar nga burgu


Ushtari Bradley Manning duke arritur në gjykatë në qershor të vitit 2010 i akuzuar për rrjedhje të dokumenteve sekrete tek WikiLeaks-i. Më vonë ai e ndërroi emrin në Chelsea dhe tha se ndjehet si femër
Ushtari Bradley Manning duke arritur në gjykatë në qershor të vitit 2010 i akuzuar për rrjedhje të dokumenteve sekrete tek WikiLeaks-i. Më vonë ai e ndërroi emrin në Chelsea dhe tha se ndjehet si femër

Chelsea Manning është liruar nga një burg ushtarak në Shtetet e Bashkuara, pasi i ka vuajtur 7 vjet për rrjedhje të qindra mijëra dokumenteve sekrete.

Ushtria tha se Manning është larguar sot nga një burg në shtetin Kanzas.

Ushtari 29 vjeçar, që ishte lindur si mashkull me emrin, Bradley Manning, ishte dënuar në vitin 2013 lidhur me 20 akuza për rrjedhje, përfshirë spiunim.

Pasi është dënuar, Manning tha se prej fëmijërisë ndjehej si femër dhe se dëshiron të jetoj si femër dhe e mori emrin Chelsea.

Në janar të këtij viti, pak kohë para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, ish-presidenti, Barack Obama, ia reduktoi pjesën më të madhe të dënimit prej 35 vjetësh.

Manning ishte dërguar në Irak si analiste e inteligjencës, kur ajo i kishte rrjedhur dosjet diplomatike dhe ushtarake tek faqja në Internet, WikiLeaks.

Ajo e ka mbrojtur veprimin e saj, duke thënë se dëshironte ta hapte debatin publik në Shtetet e Bashkuara për rolin e ushtrisë amerikane dhe të politikës së jashtme, por më vonë ka kërkuar falje për “dëmtim” të vendit.

XS
SM
MD
LG