Ndërlidhjet

Gjermani: Misionarët sauditë aktivë në Kosovë


Parlamenti i Gjermanisë
Parlamenti i Gjermanisë

Qeveria e Gjermanisë thotë se grupet misionare nga Arabia Saudite po e përhapin verzionin Islam ultrakonservator Wahabi në Kosovë.

Në përgjigje të pyetjes nga ligjvënësit opozitarë, qeveria tha se predikuesit e mbështetur nga Arabia Saudite janë aktivë në Kosovë, raporton agjencia AP nga Berlini.

Qeveria gjermane thotë se donatorët nga Arabia Saudite dhe vendet e tjersa të Gjirit, po ashtu, i financojnë komunitetet islamike në Kosovë.

Kosova është burim i rëndësishëm i luftëtarëve të jashtëm për grupet, siç është Shteti Islamik.

Por, qeveria ka theksuar se nuk duket se ka “lëvizje të gjërë jashtë interpretimit liberal tradicional të islamit ndaj interpretimit Wahabi” në Kosovë.

Ligjvënësja Sevim Dagdelen, nga Partia e Majtë, tha sot se është “skandaloze” që predikuesit e linjës së fortë sauditë janë aktivë në Kosovë në sytë e paqeruajtësve perëndimorë, raporton AP.

XS
SM
MD
LG