Ndërlidhjet

Sulmohet ish-ministri maqedonas i Shëndetësisë, Nikolla Todorov


Nikolla Todorov
Nikolla Todorov

Ish ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, Nikolla Todorov, është qëlluar me armë zjarri përpara Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup. Lajmin e ka konfimuar Policia dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Sulumesi është arrestuar, dhe Policia e ka dërguar në stacionin policor ku është marrë në pyetje.

Policia është duke punuar për të zbardhur rastin dhe do të kërkojë për më shumë informacione rreth të incidentit që ka ndodhur gjatë ditës.

Ministri i ri i Shëndetësise, Arben Taravari, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se ai nuk ka qenë në punë sot, pasi ishtë informuar rreth incidentit. Taravari ishte planifikuar të takohej me kabinetin ministror në orën 12:30.

Todorov ka qenë ministër i krahut të djathtë të qeverisë paraprake VMRO-DMPNE, të udhëhequr nga ish-kryeministri Nikola Gruevski. Burime jozyrtare nga partia e Todorovit kanë thënë se ai nuk është plagosur.

XS
SM
MD
LG