Ndërlidhjet

Apostolova bën thirrje për zgjedhje të pavarura dhe të lira


Ilustrim

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova iu ka bërë thirrje të gjithë subjekteve politike në Kosovë, pjesëmarrëse në zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, që të refuzojnë të gjitha format e presionit që mund të dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor.

Apostolova ka kërkuar, po ashtu, nga të gjithë individët përgjegjës, kandidatëve dhe drejtuesve të ardhshëm të subjekteve politike që të përmbahen nga gjuha denigruese.

"Që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, jam takuar me një sërë palësh të interesit. Të gjithë kanë shprehur pritshmërinë për zgjedhje të qeta dhe transparente të 11 qershorit, në një ambient të barabartë, si parakusht i domosdoshëm që Kosova të ecë përpara në zhvillimin e saj demokratik".

"Raportet e kohëve të fundit që përmendin kërcënimet janë në kundërshtim me këto pritshmëri”, thuhet në deklaratën e përfaqësueses së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova.

Apostolova ka shtuar se “njerëzit në e Kosovës duhet të ndjehen të sigurt se janë të lirë nga çdo presion në mënyrë që të bëjnë zgjedhje të pavarur dhe të lirë.”

XS
SM
MD
LG