Ndërlidhjet

BE: Marrëveshja për Klimën nuk rinegociohet


Belgium -- EU foreign policy chief Federica Mogherini speaks during a press conference in Brussels, May 24, 2017
Belgium -- EU foreign policy chief Federica Mogherini speaks during a press conference in Brussels, May 24, 2017

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë shprehur keqardhje për vendimin e njëanshëm të presidentit amerikan, Donald Trump, për të tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

Trump e ka marrë këtë vendim më 1 qershor, duke thënë se marrëveshja në fjalë e dëmton indusrinë amerikane.

Marrëveshja e Parisit për Klimën, e arritur në vitin 2015, është pakti i parë ligjor për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Me të, pothuajse çdo vend është pajtuar vullnetarisht të reduktojë emetimet e gazrave serë.

Shkencëtarët besojnë se akumulimi i këtyre gazrave në atmosferë e ngroh planetin.

Ministrat e BE-së thanë përmes një deklarate të përbashkët se “marrëveshja është e qëlluar” dhe se ajo nuk mund të rinegociohet.

“Bashkimi Evropian dhe të gjitha shtetet e tij anëtare, jo vetëm që do të zbatojnë Marrëveshjen e Parisit, por do të ndërtojmë aleanca të fuqishme globale për të siguruar se kjo marrëveshje zbatohet, edhe pas vendimit të Trumpit për t’u tërhequr”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila kryesoi takimin e ministrave në Luksemburg.

Lexoni edhe këtë:

Reagime të ashpra pas tërheqjes së SHBA-së nga Marrëveshja për Klimën

XS
SM
MD
LG