Ndërlidhjet

K. Veriore e ka hedhur poshtë keqtrajtimin e studentit amerikan


Otto Warmbier i përcjellur nga policët duke u larguar nga një gjykatë në Korenë Veriore në mars të vitit 2016
Otto Warmbier i përcjellur nga policët duke u larguar nga një gjykatë në Korenë Veriore në mars të vitit 2016

Koreja Veriore e ka cilësuar vetveten si “viktima më e madhe” me rastin e vdekjes së studentit amerikan, Otto Warmbier, i cili ishte i burgosur në këtë vend të izoluar për 17 muaj, dhe vdiq disa ditë pasi ishte liruar derisa ishte në gjendje kome.

Agjencia shtetërore e lajmeve verikoreane, KCNA, sot i ka hedhur poshtë pohimet se Koreja Veriore e kishte torturuar studentin 22 vjeçar.

Kjo agjenci i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë Jugore, për fushatë të qëllimshme me të cilën ofendohet trajtimi “humanitar” i studentit amerikan, Otto Warmbier.

Profesionistët mjekësorë amerikanë, që e kanë ekzaminuar Warmbierin, pas lirimit të tij më 13 qershor, kanë thënë se ai vuante nga një lëndim i rëndë neurologjik nga shkaktari i panjohur. Warmbier vdiq më 19 qershor.

Familjarët e studentit të ndjerë thanë se ai ishte në gjendje kome prej se ishte dënuar me 15 vjet burg në Korenë Veriore, në mars të vitit të kaluar.

Ai ishte akuzuar për vjedhje të një parulle propaganduese.

Familja e Warmbierit dhe të tjerët e kanë fajësuar Korenë Veriore për gjendjen e tij.

XS
SM
MD
LG