Ndërlidhjet

Pakistan: Një grup taliban e mori përgjegjësinë për vrasjen e 13 vetëve


Pamje pas sulmit të sotëm në Kueta të Pakistanit

Nga sulmi me një makinë-bombë kundër zyrës së shefit të policisë rajonale në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë 13 vetë dhe plagosur 20 të tjerë, thanë zyrtarët.

Eksplodimi i sotëm në Kueta, kryeqytet i provincës Baluçistan, është dëgjuar në gjithë qytetin, ndërsa janë dëmtuar rëndë dritaret në ndërtesat e afërta, ka thënë zhëdhënësi i policisë, Shahzada Farhat.

Një grup taliban pakistanez, që veten e quan Jamat ul Ahrar, e ka marrë pëgjegjësinë për sulm.

Udhëheqës të një spitali thanë se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa pesë prej të vrarëve ishin policë.

Provinca e pasur Baluçistan, në kufi me Afganistanin dhe Iranin, është shkatërruar nga dhuna sektare, sulmet e militantëve islamikë dhe kryengritja separatiste, që ka shkaktuar mijëra viktima prej vitit 2004.

XS
SM
MD
LG