Ndërlidhjet

Trump e ripërtriu Këshillin Kombëtar të Gjithësisë


Donald Trump
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë e ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv me të cilin ripërtrihet Këshilli Kombëtar për Gjithësi, që ishte kërkuar nga ish-astronautët dhe ekzekutivët e agjencisë NASA.

“Sot, ne po ndërmarrim hap madhor për sigurimin e të ardhmes amerikane në gjithësi”, ka thënë presidenti Trump, duke theksuar se ky këshill ishte joaktiv për gati 25 vjet.

Ky zhvillim “dërgon sinjal të qartë për botën se ne po e ripërtrijmë trashëgiminë krenare të Amerikës për udhëheqje në gjithësi”, ka thënë Trump.

Detyrë e këtij organi është që ta këshilloj presidentin dhe të ndihmoj në harmonizimin e të gjitha aspekteve të programit kombëtar të gjithësisë, përfshirë sigurinë kombëtare, tregtinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, eksplorimin dhe shkencën.

Kryesues i këtij këshilli do të jetë zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.

Në mesin e të pranishmëve me rastin e nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë ishte edhe astronauti, Buzz Aldrin, 87 vjeçar, personi i dytë që ka ecur në Hënë.

XS
SM
MD
LG