Ndërlidhjet

Thaçi: Dialogu duhet të mbyllet me normalizimin e plotë të raporteve


Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare, “Forumi i Dubrovnikut”, ku është diskutuar për bashkëpunimin adriatiko-mesdhetar dhe sigurinë e vendeve të Evropës Juglindore.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti, Hashim Thaçi, ka theksuar përsëri se Kosova, si shtet sovran, e ka edhe detyrim kushtetues ta formoj ushtrinë, e cila do të bëhet në partneritet me NATO-n.

Mëtutje, siç theksohet në njoftimin për media të presidencës së Kosovës, zoti Thaçi tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “duhet të përfundoj me normalizimin e plotë të marrdhënieve” ndërmjet dy vendeve.

Ai ka theksuar se “qeveritë e orientimit të qartë pro Bashkimit Evropian po e marrin pushtetin në shumicën e shteteve të Evropës Juglindore”, ndërsa në BE ka shenja se politikat e integrimit evropian sërish po triumfojnë.

Zoti Thaçi tha se në këtë aspekt duhet të ekzistoj “lidership dhe vizion” për të kuptuar se “ne duhet ta shikojmë njëri-tjetrin jo si armiq, por si partnerë dhe si shans”.

XS
SM
MD
LG