Ndërlidhjet

Raporti: Damasku goditet nga sulmi vetëvrasës, dhjetëra të vrarë


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Damask
Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Damask

Disa persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi i sotëm vetëvrasës në periferi të pjesës lindore të kryeqytetit Damask në Siri, ka raportuar Televizioni shtetëror sirian.

Në raport theksohet se forcat e sigurisë i kanë ndalur tre sulmues vetëvrasës me makina-bomba, sot herët në mëngjes, ndërsa dy prej tyre kanë eksploduar në hyrje të qytetit.

I treti ia doli të depërtoj në Damask dhe e aktivizoi eksplozivin në trupin e tij, pasi ishte rrethuar nga forcat e sigurisë, me ç’rast janë vrarë dhe plagosur disa vetë.

Në këtë raport nuk jepet numri i saktë i personave të vrarë dhe të plagosur.

Deri tash, sulmet e tilla ishin të rralla në kryeqytetin Damask.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG