Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët i kanë vrarë 13 luftëtarë proqeveritarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në provincën Balkh në Afganistan

Militantët talibanë i kanë sulmuar pjesëtarët e një milicie lokale, me ç’rast i kanë vrarë 13 luftëtarë proqeveritarë, ka thënë sot një zyrtar afgan.

Forcat lokale proqeveritare ishin sulmuar në rajonin Çemtal në provincën veriore Balkh në Afganistan, ka thënë zyrtari lokal, Munir Ahmad Farhad.

Personat e vrarë ishin pjesëtarë të milicisë lokale që ishte krijuar nën autoritetin e Ministrisë së brendshme afgane për ta mbrojtur rajonin nga kryengritësit.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG