Ndërlidhjet

Damask: Nga sulmet vetëvrasëse ka të vrarë dhe të plagosur


Pamje e një pjese të Damaskut në mars të vitit 2012

Nga tri sulme vetëvrasëse me makina – bomba sot në kryeqytetin Damask në Siri, janë vrarë tetë vetë dhe plagosur disa të tjerë, kanë raportuar mediat shtetërore.

Njëri nga sulmuesit e ka aktivizuar eksplozivin në makinën e tij në një shesh qendror në Damask, pasi ishte rrethuar nga pjesëtarët e sigurisë. Dy makinat e tjera ishin shkatërruar nga forcat e sigurisë, duke shkaktuar eksplodim të tyre.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, po ashtu, ka raportuar për tri eksplodime.

XS
SM
MD
LG