Ndërlidhjet

Bën thirrje për terrorizëm – dënohet 6 muaj burg ose punë vullnetare


Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit me inicialet, Q.M., i cili është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh.

Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari Q.M është fajtor, sepse me 14 shtator 2016 në një shtyllë të një semafori në rrugën Prishtinë – Podujevë së bashku me dy të mitur kishin vendosur flamurin e organizatës që vetën e quan, Shteti Islamik apo ISIS.

Në komunikatë thuhet se të lartpërmendurit "në mënyrë publike kishin thirrur ose nxitur të tjerët që të shkojnë në Siri dhe Irak dhe të kyçen në këtë organizatë terroriste".

I akuzuari, thuhet në komunikatë, ka kryer veprën penale bashkimin ose pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj me formacionet e jashtme paraushtarake ose para policorë, në organizimet grupore ose individualisht jashtë territorit të Kosovës.

Me pëlqimin e të akuzuarit Q.M dënimi i shqiptuar me burg i zëvendësohet me dënim alternativ punë në dobi të përgjithshme në kohëzgjatje prej 180 orësh, konform nenit 60 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilën punë do ta mbikëqyrë shërbimi sprovues i Republikës së Kosovës.

XS
SM
MD
LG