Ndërlidhjet

Gjykata Supreme ka vendosur për lirimin e ish-komandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë avokati i Lushtakut, Arianit Koci.

“Zoti Lushtaku është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës sipas aktvendimit te Gjykatës Supreme dhe paraburgimi i hiqet menjëherë", tha Koci.

Lushtaku ishte gjetur fajtor për veprën penale vrasje dhe ishte dënuar me 12 vjet burgim.

Disa ish- pjesëtarë të UÇK-së akuzohet për krime lufte, dhe përballen me drejtësinë në rastet e njohura si "Drenica 1" dhe "Drenica 2".

Në rastin " Drenica 1", ata akuzohen me pretendimet se kanë kryer krime kundër popullatës civile shqiptare, në periudhën qershor-shtator 1998.

Ndërkaq, në rastin "Drenica 2", aktakuza pretendonte ekzistimin e një qendre ndalimi të UÇK-së, ku thuhej se pjesëtarët e kësaj force kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile, duke ushtruar qëllimshëm dhunë, trajtim mizor, rrahje, torturë dhe trajtim poshtërues dhe degradues ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës, të ndaluar në ambientet e ndalimit të UÇK-së në Likoc.

XS
SM
MD
LG