Kombëtarja e Gjermanisë në futboll e ka fituar Kupën e Konfederatave, duke e mundur Kilin me rezultat 1:0, në ndeshjen e cila u zhvillua mbrëmë në Shën Petersburg të Rusisë.
Golashënues nga afërsia në minutën e 20-të ishte mesfushori, Lars Stindl, pas një gabimi të mbrojtësit të Kilit, Marcelo Diaz, brenda zonës së rreptësisë.
Kjo është fitorja e parë e gjermanisë në Kupën e Konfederatave, që është garë tradicionale, e cila mbahet në vendin që e organizon kampionatin e ardhshëm botëror, në këtë rast, në Rusi.
Kjo garë, po ashtu, shihet si përgatitje për këtë kampionat, që mbahet vitin e ardhshëm në disa qytete të Rusisë.