Ndërlidhjet

UNESCO shpall Hebronin trashëgimi palestineze; Izraeli reagon


Logo e UNESCO-s (Shutterstock)

UNESCO ka shpallur trashëgimi botërore palestineze Qytetin e Vjetër të Hebronit dhe Varrin e Patriarkëve në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Rezoluta e miratuar nga një komitet i agjencisë për kulturë të Kombeve të Bashkuara po ashtu i vë ato në listën e lokacioneve që konsiderohen "në rrezik".

Varri i Patriarkëve, i njohur edhe si Xhamia e Ibrahimit, nderohet nga hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët si varr i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.

Ai është vendi i dytë më i shenjtë në judaizëm dhe i katërti në islam.

Në Qytetin e Vjetër të Hebronit jetojnë mbi 200,000 palestinezë dhe disa qindra izraelitë.

Kryeministri i Izraelit, Benjmanin Netanyahu, tha se vendimi i UNESCO-s është "një iluzion", ndërsa Ministria e Jashtme palestineze e cilësoi atë si "sukses të diplomacisë".

XS
SM
MD
LG