Ndërlidhjet

Lavrov: Shpresë për sukses në ndërmjetësimin me SHBA-të për Sirinë


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov

Rusia do të synonte bashkëpunim të mëtejshëm me Uashingtonin, nëse do të ketë sukses armëpushimi në pjesën jugperëndimore të Sirisë, që është ndërmjetësuar së bashku me Shtetet e Bashkuara, ka thënë sot ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Ne do të përpiqemi në këtë bazë, për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm”, tha Lavrov gjatë një konference për gazetarë në Moskë.

Mëtutje, ai ka theksuar se Rusia ka kontakte të vazhdueshme me zyrtarët amerikanë për konfliktin në Siri dhe shpreson se do të jenë të gjendje të ndërmjetësojnë një armëpushim të ngjashëm edhe në pjesët e tjera të këtij vendi të përfshirë nga lufta.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka shprehur pothuajse qëndrime të njejta me rastin e shpalljes së marrëveshjes për imponim të armëpushimit në pjesën jugperëndimore të Sirisë, javën e kaluar.

Marrëveshja ka hyrë në fuqi para dy ditësh dhe duket se po respektohet.

XS
SM
MD
LG