Ndërlidhjet

Presidenti taxhik: Hiqni mjekrat dhe hixhabet


Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon.

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, i bëri thirrje popullit të tij të mos mbajë mjekra apo hixhabe.

Rahmon tha se hixhabet dhe veshjet e zeza të grave nuk janë në përputhje me traditat e Taxhikistanit dhe se mjekrat nuk janë domosdoshmërisht reflektim i fesë.

Ai tha se taxhikët “duhet ta duan Zotin me zemër” dhe jo të kërkojnë drejtësi përmes atributeve të jashtme.

Taxhikistani, ish-republikë sovjetike, me 8.5 milionë banorë, është vend me shumicë myslimane.

Qeveria e Rahmonit vazhdimisht ka bërë përpjekje për forcimin e parimeve laike.

Ajo ka ndaluar shamitë në shkolla, ka ndaluar të miturit të shkojnë në xhami dhe ka detyruar mijëra studentë të kthehen në shtëpi nga shkollat islamike jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG