Ndërlidhjet

Përfundojnë pa marrëveshje bisedimet për paqe në Siri


I dërguari special i OKB-së për Siri, Staffan de Mistura
I dërguari special i OKB-së për Siri, Staffan de Mistura

Raundi i shtatë i bisedimeve për paqe në Siri, i cili organizohet nga OKB, ka përfunduar në Gjenevë pa ndonjë shenjë të arritjes së marrëveshjes.

“Ne kemi përparuar në disa aspekte, ashtu siç kemi shpresuar”, ka thënë i dërguari special i OKB-së për Siri, Staffan de Mistura.

Ai i ka dhënë këto deklarata pas një prezantimi të shkurtër para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për bisedimet e zhvilluara.

Mistura ka pasur takime të ndara gjatë javës me përfaqësuesit e qeverisë siriane dhe grupeve opoziatare, pasi dy palët nuk kanë pranuar që të bisedojnë me njëra-tjetrën.

I dërguari special i OKB-së, e ka konsideruar si sukses ngushtimin e dallimeve ne mes të tri grupeve opozitare, dhe sipas tij ato tani kanë një pozicion më të bashkuar.

Mosmarëveshjet në mes të grupeve opozitare janë arsyeja kryesore pse përfaqësuesit e presidentit sirian Bashar al-Assad, nuk pranojnë të negociojnë me këto grupe.

Mistura ka thënë se dëshiron të bashkojë grupet opozitare përpara se të nisin bisedimet e perbashkëta edhe me qeverinë, duke shtuar se shpreson që ky hap do të arrihet deri në raundin e ri të bisedimeve që pritet të nisin në shtator.

Ai ka paralajmëruar se përpjekjet jashtë negociatave për të luftuar grupet terroriste në Siri, janë të prira drejt dështimit.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG