Ndërlidhjet

Netanyahu: Marrëveshja e re për Sirinë, forcon Iranin


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kundërshtuar marrëveshjen e armëpushimit në mes të Rusisë dhe SHBA-së, pasi sipas tij, ajo do t’i mundësonte Iranit forcimin e prezencës në atë rajon, kanë raportuar mediat.

Sipas marrëveshjes së 9 korrikut në mes të SHBA-së dhe Rusisë, janë krijuar disa zona të sigurta në rajonin e Sirisë, që kufizohet me Jordaninë dhe Izraelin.

Gazeta izraelite Haaretz, ka raportuar se Netanyahu i ka thënë presidentit francez, Emmanuel Macron gjatë një takimi në Paris se ai e nuk pajtohet me marrëveshjen.

Duke cituar një zyrtar të lartë izraelit, Haaretz, ka thënë se Izraeli beson se qëllimi i Iranit është të rrisë prezencën e tij në Siri duke ndërtuar bazë ajrore dhe të rrisë numrat e forcave ushtarake atje.

Irani aktualisht i ndihmon qeverisë siriane në luftimin e forcave rebele.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se Izraeli nuk ka arsye për brengosje.

“Unë mund të garantojë, se sikurse pala amerikane ashtu edhe ne kemi bërë zgjidhjen më të mirë, për t’u siguruar që interesat e sigurisë izraelite të mirren në konsideratë”, u ka thënë Lavrov gazetarëve në Minsk.

XS
SM
MD
LG