Ndërlidhjet

Trump: Pagesa për rebelët sirianë - "e rrezikshme dhe e kotë"


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se i ka dhënë fund programit për mbështetjen e rebelëve që luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, pasi ai ka qenë "masiv, i rrezikshëm dhe i kotë".

Deklarata e Trumpit vjen pak ditë pasi gjenerali Tony Thomas, udhëheqës i operacioneve speciale të SHBA-së, ka konfirmuar se operacioni katërvjeçar ka përfunduar, por ka mohuar se vendimi është marrë për të qetësuar Rusinë, e cila mbështet Assadin.

Trump, përmes një postimi në Twitter, tha se The Amazon Washington Post "i ka fabrikuar faktet" rreth përfundimit të pagesës për rebelët sirianë, që luftojnë Assadin.

Ky postim është përgjigje ndaj një artikulli të gazetës, e cila ka thënë se bashkëpunimi me Moskën është bërë çelësi i strategjisë së Trumpit në Siri.

Këtë muaj, SHBA dhe Rusia janë pajtuar për krijimin e zonave të sigurta në jug të Sirisë.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka miratuar programin sekret për rebelët sirianë në vitin 2013, pasi grupet e opozitës kanë kërkuar mbështetje nga jashtë në kryengritjen e tyre kundër Asadit.

Mijëra luftëtarë janë trajnuar dhe armatosur.

XS
SM
MD
LG