Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Arrestohet këshilli i një fshati në Pakistan që urdhëroi përdhunimin e 16-vjeçares


Pakistan

Policia në Pakistan tha se ka arrestuar 20 anëtarë të një këshilli të fshatit, të cilët kanë urdhëruar përdhunimin e një vajze adoleshente si ndëshkim për një përdhunim që ka bërë vëllai i saj.

Zyrtari i policisë, Allah Baksh, tha se këshilli i fshatit ka urdhëruar përdhunimin e një vajze 16 vjeçe, pasi vëllai i saj ka përdhunuar një 12-vjeçare.

Policia tha se familjet e dy vajzave janë të afërme.

Baksh tha se këshilli i fshatit është kontaktuar këtë muaj nga një burrë, i cili i ka thënë se motra e tij 12 vjeçe është përdhunuar nga kushëriri i saj.

Këshilli pastaj ka urdhëruar ankuesin të përdhunojë motrën e të akuzuarit, gjë që, sipas policisë, e ka bërë.

Policia tha se të dy personat e dyshuar për përdhunim janë ende në arrati.

Policia po ashtu tha se ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar përdhunimin në të dyja rastet.

Krimet e ashtuquajtura për nder janë të shpeshta në disa zona rurale të Pakistanit.

XS
SM
MD
LG