Ndërlidhjet

Rusia emëron përfaqësuesin e ri në OKB


Vasily Nebenzya

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, emëroi të enjten përfaqësuesin e ri rus në Kombet e Bashkuara.

Me dekret të Putinit, Vasily Nebenzya do të jetë i dërguar i Moskës në OKB.

Nebenzya ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Jashtëm për të marrë detyrën e re.

Pozita e përfaqësuesit rus në OKB i është dhënë përkohësisht Pyotr Ilyichyovit, pas vdekjes së papritur të Vitaly Churkinit në Nju Jork, në muajin shkurt.

Churkin ka shërbyer si i dërguar i Rusisë në OKB qysh në vitin 2006, pasi ka pasuar ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

XS
SM
MD
LG