Ndërlidhjet

Moska hedh poshtë raportin e Reuters për viktimat ruse në Siri


Një ushar rus në Siri

Rusia e ka hedhur poshtë një raport të agjencisë së lajmeve Reuters, i cili tregon numër më të madh të viktimave ruse në Siri, në krahasim me ato që janë raportuar zyrtarisht.

Derisa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se dhjetë ushtarë rusë kanë vdekur në Siri nga 1 janari i këtij, në raportin e Reutersit që është publikuar sot, thuhet se të paktën 40 trupa ruse dhe ushtrarë të kontraktuar, e kanë humbur jetën në Siri gjatë vitit 2017.

Reuters ka thënë se raporti është bazuar në dëshmitë e familjarëve, shokëve të personave të vdekur dhe zyrtarëve lokal në Rusi, shumica e të cilëve kanë deklaruar se autoritetet ruse u kanë thënë të mos flasin për këtë çështje.

Sipas Reuters, nga 40 të supozuarit e vrarë, prej tyre 21 kanë qenë të kontraktuar privatisht dhe 17 të tjerë kanë qenë ushtrarë. Statusi i dy personave të tjerë mbetet i paqartë

Mirëpo Ministria e Mbrojtjes e ka hedhur poshtë raportin.

“Kjo nuk është hera e parë që Reuters është duke tentuar të diskreditojë, në çdo mënyrë, operacionin e Rusisë që ka për qëillim të shkatërrojë terroristët e Shtetit Islamik dhe rikthimin e paqes në Siri”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia nuk ka të bëjë asgjë me vullnëtarët rusë që luftojnë në Siri.

“Në rast se në Siri ka qytetarë rusë që shërbejnë si vullnetarë, ata nuk kanë të bëjnë aspak me shtetin”, ka thënë Peskov.

Përfshirja e Rusisë në konfiktin e Sirisë, në mbështetje të qeverise siriane është vlerësuar në Rusi, si pjesë e “suksesit në politkën e jashtme”, pak kohë para se të mbahen zgjedhjet presidenciale të mars të 2018-tës në këtë vend.

Presidenti Putin pritet të fitojë edhe një mandat gjashtëvjeçar në këto zgjedhje.

XS
SM
MD
LG