Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Rusi: Refuzohet ekstradimi i një gazetari në Uzbekistan


Gazetari Ali Feruz në Gjykatën e Qytetit të Moskës

Një gjykatë e apelit në Rusi e ka ndalur ekstradimin e gazetarit, Ali Feruz, në Uzbekistan, ku grupet për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim se ai do të mund të ballafaqohej me torturë, burgosje, ose vrasje në duart e autoriteteve.

Gjykata e Qytetit të Moskës sot vendosi se reporteri i gazetës së pavarur, Novaya Gazeta, Ali Feruz, nuk do të ekstradohet, derisa Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ta shqyrtoj rastin e tij.

Gazetari Feruz thotë se ka të drejtë të qëndroj në Rusi, në pritje të vendimit për kërkesën e tij për azil.

Ali Feruz është i lindur në Rusi, por në moshën 17 vjeçare ishte larguar nga Rusia dhe kishte marrë shtetësi të Uzbekistanit.

Ai u largua nga Uzbekistani në vitin 2008, për shkak të dyshimeve se ishte torturuar për dy ditë nga forcat e sigurisë uzbeke.

XS
SM
MD
LG