Ndërlidhjet

SHBA: Mike Pence e filloi turneun në Amerikën Latine


Mike Pence
Mike Pence

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka arritur në Kolumbi, në kuadër të turneut njëjavësh në Amerikën Latine, derisa po rriten tensionet në raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës.

Zotin Pence në qytetin Kartagjena mbrëmë vonë e ka pritur lideri i Kolumbisë, Juan Manuel Santos.

Turneu i zyrtarit të lartë amerikan në Amerikën Qendrore dhe Jugore, po bëhet në periudhën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, para dy ditësh tha se nuk e përjashton “opsionin ushtarak” në përgjigje të krizës politike në Venezuelë.

Ministria e jashtme e Kolumbisë e ka dënuar deklaratën e Trumpit, duke theksuar se i kundërshton çfarëdo masash ushtarake.

Gjatë një konference për gazetarë, zoti Santos tha se i ka thënë zëvendëspresidentit Pence, se Shtetet e Bashkuara as që duhet të mendojnë për ndonjë aksion ushtarak në Venezuelë.

“Derisa miqtë duhet t’ia thonë njëri-tjetrit të vërtetën, unë i kam thënë zëvendëspresidentit Pence se mundësia e intervenimit ushtarak, as që duhet të merret në shqyrtim, as në Kolumbi e as në Amerikën Latine”, tha Santos.

XS
SM
MD
LG