Ndërlidhjet

SHBA: I akuzuari për vrasjen në Virgjinia paraqitet në gjykatë


Pjesëtarët e policisë në Virgjinia duke e ruajtur vendin ku ka ndodhur sulmi me makinë në Sharllotsvill

Personi i akuzuar për sulm me makinën e tij në turmën e protestuesve, që demonstronin kundër aktivistëve të së djathtës ekstreme në shtetin Virgjinia në Shtetet e Bashkuara, sot pritet të paraqitet në gjykatë.

Personi, James Alex Fields, 20 vjeçar, është i akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, pasi një femër është vrarë dhe 19 persona të tjerë janë plagosur, gjatë sulmit me automobil para dy ditësh.

Një këshilltar i presidenti amerikan, Donald Trump, ka vlerësuar se ky sulm “e plotëson definicionin e terrorizmit”.

Autoritetet federale amerikanë thonë se kanë hapur hetime për të drejtat civile lidhur me rrethanat që ndikuan që i akuzuari Fields t’i qëlloj me makinë njerëzit në qytetin Sharllotsvill në Virgjinia.

Femra e vrarë ishte Heather Heyer, 32 vjeçare, punëtore në fushë të drejtësisë, e cila nga të njohurit e saj ishte përshkruar si aktiviste për të drejtën sociale.

“Në çfarëdo kohe, që ju kryeni sulm kundër njerëzve për të shkaktuar frikë, është terrorizëm”, tha H.R. McMaster, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Trump, lidhur me sulmin në Sharllotsvill, gjatë një interviste në rrjetin ABC.

XS
SM
MD
LG