Ndërlidhjet

Kazakistan: Gazetari që e kritikoi qeverinë akuzohet për pastrim të parave


Gazetari Zhanbolat Mamai gjatë seancës së sotme në një Gjykatë në Alma-Atë në Kazakistan

Një gazetar në Kazakistan i njohur për kritikat drejtuar qeverisë së këtij vendi, është paraqitur sot në një gjykatë për akuza lidhur me pastrim të parave, akuzë kjo për të cilën mbështetësit e tij thonë se është e rrejshme.

Procesi gjyqësor kundër Zhanbolat Mamai, kryeredaktor i gazetës së pavarur, Sayasi Qalam - Tribuna, është hapur në kryeqytetin Alma-Atë.

Hetuesit thonë se Mamai ishte i përfshirë në pastrim të parave “të vjedhura” nga pasaniku kazak në arrati, Mukhtar Ablyazov.

Mamai i ka hedhur poshtë lidhjet me Ablyazovin dhe tha se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.

Ablyazov, ish-shef i bankës BTA në Kazakistan, i cili aktualisht jeton jashtë vendit, është rivali kryesor i presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev.

Ai kërkohet nga Kazakistani, Rusia dhe Ukraina, i dyshuar për përvetësim të afro 5 miliardë dollarëve.

Ablyazov i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ato janë politikisht të motivuara.

XS
SM
MD
LG