Ndërlidhjet

Gjendet trupi pa kokë i gazetares suedeze


Kim Wall
Kim Wall

Një trup pa kokë që është gjetur në ujërat e Danimarkës, është identifikuar si trupi i një gazetareje suedeze.

"ADN-ja e trupit përkon me atë të Kim Wall", tha policia daneze në një postim në Twitter.

Trupi është gjetur rreth 50 kilometra në jug të Kopenhagës më 21 gusht dhe policia tha se gjymtyrët dhe koka e tij janë prerë qëllimisht.

Wall, 30 vjeçe, nuk është parë prejse ka hyrë në nëndetësen e zbuluesit danez, Peter Madsen, më 10 gusht, për ta intervistuar atë për një artikull.

Një ditë më vonë, gazetarja është raportuar e zhdukur dhe Madsen është shpëtuar përpara se nëndetësja e tij është fundosur.

Ai fillimisht u ka thënë autoriteteve se e ka hedhur Wallin në një ishull, por më pas ka thënë se ajo ka vdekur në një aksident në bord dhe se e ka hedhur trupin e saj në det.

Policia daneze beson se Madsen, 46 vjeç, e ka fundosur qëllimisht nëndetësen Nautilus.

Madsen është akuzuar për vrasje, por ai e ka mohuar çdo keqbërje.

XS
SM
MD
LG