Ndërlidhjet

Presidenti i Kazakistanit e ka mbështetur strategjinë e Trumpit


Donald Trump gjatë një bisede telefonike nga zyra e tij në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, ka biseduar dje me telefon me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me ç’rast është diskutuar për raportet e dyanshme dhe për çështjet rajonale, kanë njoftuar zyrat e të dy liderëve.

Shtëpia e Bardhë tha se Nazarbaev ka shprehur mbështetje për strategjinë për Azinë Jugore të Trumpit, që është shpallur aktualisht, në të cilën parashihet forcimi i luftës së Shteteve të Bashkuara kundër talibanëve në Afganistan dhe ndëshkimi i Pakistanit për strehim të miliantëve antiafganë brenda kufijve të vet.

Nga ana e tij, presidenti Trump ka “shprehur falënderim për lidershipin rajonal dhe global të Kazakistanit, përshfirë edhe rolin e kryesuesit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në muajin janar të vitit të ardhshëm dhe e ka uruar presidentin Nazarbaev për mikpritje të manifestimit Astana Expo 2017”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Presidenca e Kazakistanit ka njoftuar se presidenti Trump e ka ftuar presidentin Nazarbaev për një vizitë zyrtare në Uashington.

Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar se ishte bërë ftesë për vizitë të Nazarbaevit në Uashington.

XS
SM
MD
LG